Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Beqaj në paraburgim, SPAK kontrollon një apartament në Vlorë


SPAK ka ushtruar kontroll në një apartament në Vlorë që dyshohet se i përket ish-ministrit Beqaj në Vlorë.

Kontrolli vjen pas arrestimit të Beqajt, i akuzuar për abuzime me fondet e SASPAC.

Dera e apartamentit në katin e shtatë të një pallati pranë Lungomares në Vlorë është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse pasi ka qenë e mbyllur, shkruan Shqiptarja.

Beqaj është në paraburgim që prej 4 korrikut pasi po hetohet lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e SASPAC. Ai akuzohet për korrupsion, deklarim të rremë të ardhurash, mashtrim dhe shkelje të barazisë në tendera.  

Në paraburgim është edhe Ermal Kurtulaj, krahu i djathtë i Beqajt.

Në një rast mes disa syresh të zbuluara nga SPAK, SASPAC i dha 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e konferencës së turizmit “Festa”. Megjithatë për të njëjtën ngjarje Ministria e Turizimit pagoi 38.5 milionë lekë të reja lekë të reja.