Në deklaratën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Koçiu theksoi se lista e barnave të rimbursueshëm është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.
Ajo bëri me dije se listës i janë shtua 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja.
“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç.
Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.
Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.