Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu flet në Kapitolin e SHBA-së, jashtë godinës protestuesit përplasen me policinë (Video)


Vizita dhe fjala e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin e SHBA-së është pritur me protesta jashtë Kapitolit, ku qindra qytetarë u përplasën me policinë.

Udhëheqësi izraelit prej shumë kohësh në pushtet foli në një takim të përbashkët të Senatit dhe Kongresit  për herë të  katërt, duke kapërcyer udhëheqësin britanik të kohës së luftës Winston Churchill, i cili mbajti fjalime të tilla tre herë.

Fjalimi i Netanyahut u  përqendrua në bashkërendimin e reagimit izraelit me atë të SHBA-ve ndaj gjendjes së paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, ku ekziston një rrezik në rritje që lufta e Gazës të përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal.

Ai gjithashtu mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Iranit ndërsa i etiketoi protestuesit jashtë Kapiptolit si “idiotë në shërbim të Iranit”.

Megjithëse vizita e Netanyahut u orkestrua nga udhëheqësit republikanë të Kongresit, ka të ngjarë të jetë më pak konfrontuese sesa në vitin 2015, kur republikanët anashkaluan presidentin e atëhershëm Barack Obama dhe ftuan Netanyahun në Kongres për të kritikuar politikën e demokratëve për Iranin.

Këtë herë, Netanyahu do të kërkojë të forcojë lidhjet e tij tradicionale me republikanët, por gjithashtu do kërkojë të lehtësojë tensionet me Biden, tek i cili do mbështetet për gjashtë muajt e mbetur të mandatit të presidentit.