Në një postim në rrjetin e tij social X, Elon Musk shprehu skepticizmin e tij për ndryshimet e fundit në kampin demokrat.
“Rreth tre javë më parë, mediat raportuan se presidenti Joe Biden ishte ‘i mprehtë si një gjilpërë’,” shkroi Musk. Kjo shprehje u përdor për të përshkruar Bidenin si një udhëheqës të aftë dhe të vendosur, duke inkurajuar besimin e publikut në kapacitetet e tij. Megjithatë, Musk vuri në dukje se, vetëm dy ditë më parë, Biden u detyrua të dorëhiqet si kandidati demokrat, pa i informuar as stafin e tij.
“Para 2 ditësh, i gjori u detyrua me forcë të japë dorëheqjen si kandidati demokrat. Stafi i tij as nuk ishte informuar,” vijoi ai në postimin e tij. Sipas tij dorëheqja e Bidenit nuk ishte e planifikuar ose e diskutuar paraprakisht me ekipin e tij, duke e paraqitur si një vendim të papritur.
Më tej, Musk kritikoi mënyrën se si Kamala Harris po portretizohet nga mediat pas largimit të Bidenit. “Tani thonë se Kamala është gjëja më e mirë ndonjëherë,” shkroi ai.
“Rreth 3 javë më parë, mediat ju thanë se Biden ishte “i mprehtë si një gjilpërë”.
Para 2 ditësh, i gjori u detyrua me forcë të japë dorëheqjen si kandidati demokrat. Stafi i tij as nuk ishte informuar.
Tani thonë se Kamala është gjëja më e mirë ndonjëherë”, shkroi Elon Musk në X.
About 3 weeks ago, the media told you that Biden was “sharp as a tack” 🙄
2 days ago, the poor guy was basically forced at gunpoint to resign as Dem nominee. His staff weren’t even informed.
Now they say Kamala is the best thing ever 🤦♂️ pic.twitter.com/E58MlrQZqI
— Elon Musk (@elonmusk) July 24, 2024