Një 83-vjeçar ka plagosur me armë zjarri të birin në Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stropckë ku sipas policisë, 47-vjeçari me iniciale P.Sh. në gjendje të dehur ka dhunuar të atin, më pas ky i fundit ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar.
Njoftimi
“Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij. Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç. Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.”