Vendosni fjalën kyçe....

Ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, 8-vjeçari ndërron jetë në spital


Një djalë i moshës 8 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës në Bathore të Kamzës.

Ndonëse i mituri u dërgua me urgjencë nga familjarët në spital, ai nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.