Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore, PS-PD dakordësi për 2/3 e listës së hapur dhe votën e emigrantëve


Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet drafti i dakordësuar mes PS dhe PD për reformën zgjedhore.  Shqiptarja.com ka siguruar draftin që është hartuar mes dy palëve, ndërsa kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë.

Palët po ashtu kanë arritur dakordësi për votën e emigrantëve.

Sipas draftit përfundimtar sa i takon votës së emigrantëve KQZ drejton mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij.

Edhe rregjistrimi i zgjedhësve jashtë do të realizohet nga KQZ-ja. Procesi i hartimit të listës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date.

Regjistrimi do të bëhet me elektronikë. Zgjedhësi duhet të paraqet dokumentacion që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në momentin e regjistrimit automatikisht crregjistrohet në listën e zgjedhësve brenda vendit.

Votimi do të bëhet përmes postës. KQZ dërgon fletën e votimi në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve dhe ajo e plotësuar dhe e sekretuar dërgohet po në adresën zyrtare të KQZ, nëpërmjet shërbimit postar me shpenzimet e zgjedhësit.

Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë në momentin e mbërritjes në KQZ rregjistrohen ne një rregjistër të posaçëm dhe ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria. Procesi i numërimit të tyre fillon në të njëtin moment që fillon numerimi i kutisë së parë me fletë votimi të zonës zgjedhore përkatëse dhe vlerësimi i tyre kryhet nga administrata e KQZ-së dhe tabelohen në tabelën e rezultateve të zonës zgjedhore përkatëse.

Ndërkohë Lulzim Basha Kreu i Demokratëve Euroatlantikë e quan votë të pazarit të rradhës mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për mbylljen e listave.

Keni parë në këto orë të flitet për gjasmë negociata për Reformën Zgjedhore.Në fakt janë fasada e një pazari të mbyllur muaj më parë, ku Rama dhe Berisha janë bërë bashkë kundër interesit të qytetarëve.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com