Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për disa orë seanca për mjekët dhe infermierët e Onkologjikut


Teksa ishte parashikuar që paraditen e sotme të mbahej seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës, gjyqi është shtyrë me disa orë.

Seanca gjyqësore do të niste në orën 11:00, por avokatët kanë kërkuar më shumë orë për t’u njohur me aktet e dosjes. Seanca u shty për në orën 14:00.

Stafi i këtij spitali akuzohet se detyronte pacientët që të trajtoheshin në klinika private.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar, si më poshtë:

1-Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)  – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie” 

2- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

3- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

4- Emiljano Lela – Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, – akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

5- Halil Gashi – administrator i klinikës private Megis, – akuzohet për ‘Fshehjes se te ardhurave” masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” 

6- Florian Marku -administrator i  farmacise Florian Marku per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” 

7- Drilona Kishta  ish-specialist pranë QSUNT ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”