Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës vërtetues.
Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.
Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale ne e-filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, pra nga çdo NIPT, si për adresen kryesore ashtu edhe për ato sekondare.
Ky informacion duhet plotësuar për çdo njësi biznesi, qoftë NIPT kryesor apo sekondar.
Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundërvajtje administrative!