SYRI TY, në promon e intervistës të Arben Ahmetajt që do të transmetohet në mbrëmjen e të hënës, ka ofruar disa koncetrate të dekleratave që Ahmetaj ka dhënë në këtë intervistë.
Ahmetaj aty flet për përgjime ambientale që kanë arritur të dokumentojnë sipas tij, implikme të familjarëve të kryeministrit Rama.
Ahmetaj flet për një shkresë të firmosur nga Rama në lidhje me Eco Parkun e Durësit, ku sipas Ahmetajt kryeministri ka bërë përpjekje që ta injorojë këtë shkresë.
Ahmetaj ka cekur edhe kërcënimet që i vijnë nga një numur telefoni nga një person me qëndrim në Itali, që sipas Ahmetajt, ky numur telefoni është regjstruar si shtetas i huaj, jo shqiptar.
Më poshtë po ofrojmë të zbardhura të gjitha deklaratat e Ahmetajt në spotin e SYRI TY.
“Ka një njeri që flet në dialekt verior në Itali, me një numër italian, me një emër rumun.”
“Kam bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit”
“Tek ARSH-i, 43 milionë nëpërmejt prestanomeve.”
“E di ti që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqipatre? Kush e ka korruptuar McGonigalin?”
“Eco Parku? Për Eco Parkun ka firmosur vetë. Këta kujtojnë se ajo letër s’egziston?!”
“Më kanë thënë mua këta: o të çojmë në të sëmës, të lemë fëmijët jetimë, t’i marrim ti futim në burg, gruan dhe ish gruan, po fole. Po unë po flas, po flas.. sepse unë e kam ndarë mendjen…”