Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Shqiptarët mezi presin shporrjen e Ramës dhe Berishës


Ish-kryedemokrati Basha akuzoi ashpër kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Berisha pas marrëveshjes së fundit për reformën zgjedhore.

Ai mblodhi Demokratët Euroatlantikë ku tha se marrëveshja e fundit është akti i fundit i teatrit opozitar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesat personale të Sali Berishës.

Basha tha gjithashtu se Rama e Berisha janë bërë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin dhe për të luftuar SPAK-un. Ai tha se për të ndryshuar qelbin politik në vend duhen vendime të forta dhe sakfrificë.

“Që sot e dinë se do të përballen edhe me robt e shtëpisë që nuk i shpjegojnë dot pse u mbyllën listat. Rama nuk i ka votat për ti mbyllur listat. Nuk shohin dot me sy fëmijët e tyre dhe ti thonë pse po bashkoni votat me Edi Ramën. Këto janë stacionet e fundit të denigrimit moral dhe politik, të jenë teatër opozite që për asnjë çast nuk ka qenë e angazhuar për interesat e shqiptarëve. Provat janë ashiqare, këta që bërtisnin për asgjësimin e pluralizmit janë bashkëasgjësues të pluralizmit. Pazari është që Edi Ramës ti jepet ndeshja akoma pa filluar, në mënyrë që Berishës ti jepet kreu i opozitës. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe fatin e shqiptarëve. Shumicë dërrmuese i refuzon të dy dhe kërkon ndryshim. Ka vetëm dy mundësi. I pari është ky lum qelbi politik, ku janë bashkuar dy përrenjtë për të përmbytur çdo gjë të mirë të virtytshme në këtë vend. Për të goditur SPAK dhe për të ruajtur status koun. Për një Shqipëri për një lluc të vogël hajdutësh. Këta duken sikur kanë në dorë edhe arrën edhe gurin. Për vëzhgues për sy përdhe kështu duket. Por ta ngremë pak kokën, megjithë kontrollin evident përballë, ka një shumicë absolute shqiptarësh që mezi pret shporrjen e të dyve. Njerëz që nuk pranojnë që 34 vite pas diktaturës, fëmijët e tyre të jetojnë 30 vite të tjera në një Katovicë të dytë. Ky është oportunitet i jashtëzakonshëm. Është autostradë politike. Për ta kthyer këtë shumicë absolute shqiptarësh në një shumicë politike. Kjo kërkon vendime të forta, sakrificë të madhe. Me dije, durim e zemërgjerësi.” – tha Basha.