Seanca parlamentare e sotme është shoqëruar me debate të ashpra pas kërkesës së deputetit Gazment Bardhi për të përfshirë në rend të ditës raportimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Deputeti Eduard Shalsi e ka kritikuar ashpër Bardhin dhe grupin e demokratëve, duke përdorur ironi dhe akuza të forta.
Shalsi i është drejtuar Bardhit me ironira, duke e quajtur të paaftë për të bashkëpunuar dhe duke i kërkuar ndjesë për ndihmën ndërkombëtare që kanë dhënë ekspertët. Ai ka theksuar se është e nevojshme që Bardhi të kuptojë situatën dhe të bashkëpunojë me kolegët e tij për të adresuar çështjet e ngritura. Shalsi është shprehur kritik për mungesën e përgjigjeve ndaj skandalit të Onkologjikut dhe përpara se të ndërhynte Nikolla, ai ka vazhduar të theksojë se KLSH nuk ka nevojë për “avokatinë” e grupit të demokratëve.
Nga ana tjetër, Bardhi ka reaguar duke shpjeguar se komisioni i Ekonomisë ka propozuar një draft rezolutë për KLSH dhe ka theksuar se është e papranueshme që ky institucion të lihet pa raportuar. Ai ka kërkuar që të përfshihet raportimi i kryetarit të KLSH-së dhe miratimi i rezolutës përkatëse.
Debatet dhe akuzat e ndërsjella kanë tensionuar atmosferën e seancës plenare, duke reflektuar përplasjet e forta në lidhje me transparencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve të shtetit.
Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.
Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni.
Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra, por duhet të sqarojë se pse. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.
Bardhi: Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund ti bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse.