Partia Demokratike e SHBA është bërë “haptazi antisemite”, ka pohuar shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, pasi kongresmenia demokrate Rashida Tlaib e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu një “kriminel lufte” gjatë fjalimit të tij në Kongres.
Duke folur në një seancë të përbashkët të Kongresit të mërkurën në mbrëmje, Netanyahu u zotua mes duartrokitjeve të forta nga republikanët dhe një qëndrimi më të heshtur nga demokratët, se do arrijë një “fitore të plotë në Gaza” dhe të “luftojë derisa të shkatërrojë aftësitë ushtarake të Hamasit”.
Rreth gjysma e grupeve demokratike në Kongres e Senat e anashkaluan fjalimin. Midis atyre që morën pjesë ishte Kongresmenia e Miçiganit, Rashida Tlaib, e cila mbajti një tabelë të vogël ku shkruhej “Fajtor për gjenocidin” dhe “Kriminel lufte” teksa fliste kryeministri izraelit.
Protesta e Tlaib tërhoqi dënimin nga republikanët dhe demokratët pro-izraelitë. Në një postim në X, miliarderi i teknologjisë Mark Pincus pyeti veten: “Si është kjo pjesë e Partisë Demokratike? A po denoncojnë krerët demokratë”
“Njerëzit që kanë qenë demokratë të përjetshëm kundërshtojnë të pranojnë të vërtetën e qartë se Partia Demokratike po bëhet me shpejtësi haptazi antisemite,” u përgjigj Musk, duke pretenduar se “kjo prirje po përshpejtohet, nuk po ngadalësohet”.
Mbështetja për Izraelin është zakonisht një çështje e marrëveshjes dypartiake në SHBA. Në prill, një projekt-ligj që ofron 26.3 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin kaloi KOngresin me 366 vota pro dhe 58 kundër.