Deputetja e PD-së Ina Zhupa se zgjedhja e drejtorit të RTSH-së Alfred Peza është bërë në shkjelje të ligjit nga ana e anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Gjatë fjalës së saj të vonë në Kuvend, demokratja tha gjithashtu se Peza e trajton RTSH-në si portalin e tij dikur Alpe News dhe se ka shkarkuar 144 punonjës.
Ajo theksoi se RTSH mund të përballet me padi të mundshme në gjykatë për shkarkime të padrejta gjë që do sjellë kosto për taksapaguesit.
“E kishin të pamundur të përgjigjeshin për shkeljet e Alfred Pezës. Atje ndodhet në mënyrë të paligjshme, anëtarët e Këshillit Drejtues që sot kërkojnë ndryshimin e statutit, kanë shkelur ligjin me vetë dije për të zgjedhur Pezën. Ai mendon se RTSH u kthye në Alpe Neës dhe mund të punësojë e të heqë nga puna kë t’i dojë qejfi. RTSH nuk është portali i Pezës në një kat pallati ku mund të punësonte kë të dojë. Është tv që mbahet me taksat e shqiptarëve, 144 shkarkime, janë 144 padi të mundshme për RTSH. Ndocaj se pranoi dot se 46 procese janë në Gjykatat e Tiranës. Janë kosto që do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Janë shkarkuar pse kishin makinë të shtrenjtë, pse nuk sillnin 4 karrige në mbledhje”, tha Zhupa.