Kreu i PBDNJs-së Vangjel Dule replikoi pasditen e sotme në Kuvend me ministren Spiropali.
Në fjalën e tij Dule akuzoi PS-në se kërkon të grabisë pronat e himariotëve dhe të heqë gjuhën greke nga shkollat në Himarë.
Ai e quajti kandidatin e PS-së për bashkinë e HImarës në zgjedhjet e 4 gushtit një kandidat të importuar.
“I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni t’u rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni t’i merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre.” – tha Dule.