Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi theksoi në Kuvend problemin me piraterinë televizive në vend.
Ajo theksoi se i ka kërkuar AKEP-it të mbyllë 128 faqe online duke shtuar se ajo bëhet nga server jashtë vendit që janë të vështirë të identifikohen.
Në raportin vjetor të vitit 2023, Krasniqi nënvizoi se ankesat ndaj mediave janë rritur me 7.9% krahasuar me vitin 2022 dhe se 89% e tyre vijnë nga qytetarët.
“390 ankesa në total, 89% e ankesave për mediat kanë ardhur nga individë, rreth 59% janë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të etikë, 16% për shkeljen e të drejtave të fëmijëve…3.6% për komunikime tregtare. 49% janë vënë tërheqje vëmendjes. Kemi vendosur 6 gjoba. 114 transmetime janë monitoruar 49 raste shkelje, 55% reklama të fshehta, 33% shkelje etike, 10% reklama mbi shëndetin dhe medikamentet, 2% reklama politike. Ju kemi dërguar shkresa zyrtare, tërheqje vëmendje në 48 raste dhe vetëm 1 gjobë. Kemi kërkuar nga AKEP të mbyllen 128 faqe online kryenin pirateri televizive. Pirateria bëhet nga serverë të ndryshëm të botës, dhe është e vështirë të identifikohen”, tha Krasniqi.