Vendosni fjalën kyçe....

“Kujt i thua ordiner”, debate mes Bardhit dhe Braçes në Kuvend


Deputetet e opozitës dhe ata të mazhorancës kanë debatuar me tone të larta në seancën e sotme parlamentare.

Gazment Bardhi ka replikuar ashpër nga vendi pa mikrofon me socialistin Erion Braçe, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për gjuhë jo të hijshme.

Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin.

DEBATI

Bardhi: Kujt i thua ordiner ti?

Braçe: Nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!