Dy kushërinj në Thumanë janë përplasur për pronat më njëri-tjetrin ndërsa gjatë përplajes janë përdorur armët e zjarrit ku kanë mbetur të lënduar të dy.
Efektivi i Policisë Rrugore jashtë shërbimit Sahit Ahmetaj (Sela) është afruar në vendin ku kushëriri i tij Fatos Sela dhe vëllezërit po kryenin punime, shkruan BW.
Pas debatit me fjalë, përplasja është përshkallëzuar dhe ai ka qëlluar me armën e shërbimit ndaj grupit të personave duke lënë të plagosur kushërinjtë e tij Fatos e Adrian Sela. Edhe pala tjetër ka qëlluar duke plagosur efektivin.
Të tre të lënduarit janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.