Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese e Flutura Açkës në krye të komisionit të Edukimit.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb shkresën drejtuar Kuvendit, ndërsa mësohet se Açka është shkarkuar me një vendim të marrë në datën 22 korrik.
Lajmin për largimin e ka njoftuar vetë Açka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vendimi i saj vjen fill pak orë pasi PS dhe PD arritën dakordësi për draftin për Reformën Zgjedhore.