Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisionin që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin, Spaho: Doni ta zaptoni


Kuvendi i Shqipërisë miratoi në nisje të tij projekt-ligjin për ngritjen e nën Komisionit për Kontrollin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë. Deputetët e Kuvendit kanë votuar me 90 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla bëri publik dhe depuetët që do të jenë pjesë e nën Komisionit, ku drejtimin e ka marrë opozita me Kryetare deputeten Emilja Koliqin, zv.Kryetare Antoneta Dhima dhe me anëtarë Enslemvera Zake, Pranvera Sula. 

Ndërkohë ajo që ra në sy është se Nikolla njoftoi se pjesë e këtij nën Komisioni ishte caktuar dhe Edmond Spaho, i cili ka njoftuar dorëheqjen përpara seancës.

Ky i fundit tha se u tërhoq pasi sipas tij ka një tentativë për të zaptuar edhe KLSH-në.

‘Ka tentative që të hedhe hallkat në kreun e KLSH-së. Me një gjuhë rrugaçërore i drejtohej institucionit të KLSH. Është i vetmi institucion që ka denoncuar sterilizimin, inceneratoret. S’keni vullnet politik. Prandaj u tërhoqa. Ua kam thënë këtë edhe aleatëve. KLSH rekord në komisione për 4 ditë. Ju jeni të paturp dhe arrogantë. Silleni si palaço dhe me këtë paturpësi keni kërkuar që të rishikoni ligjin për kontrollin e shtetit që ta vini në zap dhe atë.’- tha Spaho.