Në protestën që po mbahet sot para Bashkisë Tiranë, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga opozita, ka bërë thirrje për veprime të forta nga drejtësia ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.
Teliti e konsideroi një akt kriminal dhe të papranueshëm marrëveshjen e fundit për qiranë e 600 metrave katrorë në Linzë për një çerdhe, duke e cilësuar atë si një shkelje të qartë të ligjit dhe abuzim të rëndë, duke shtuar se një çmim prej 15 euro për metër katror është shumë më i lartë për atë zonë.
Teliti përfundoi me një apel për vazhdimin e rezistencës nga qytetarët deri në arritjen e objektivave të tyre dhe për të luftuar korrupsionin në çdo formë.
“Të hënën një akt tjetër kriminal i denjë për vjedhjet e deritanishme, në Linzë u mor me qera 600 metra katrorë për një çerdhe, sepse fëmijët e Tiranës nuk kanë çerdhe. Por s’mund të marrësh me 15 euro metri në atë zonë.
Më habit fakti se si ky njëri nuk tërhiqet nga vjedhjet e abuzimet. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë. Në këto zyra nuk ka vend për njerëz që shkelin ligjin.
Sot prokuroria duhet të flasë. Mjaft më u mor me morrat e vegjël e cironkat, le të merret me peshkaqenët e mëdhenj.
Korrupsioni në piedestalin 100 përqind nuk duhet të ketë vend në vendin tonë.
Të rezistojmë, siç jemi sot të vijojmë deri në arritjen e objektivave tona”, u shpreh ai.