Deputetët e PS-së dhe PD-së kanë bashkuar votat mbrëmjen e sotme duke miratuar ngritjen e nënkomisionit për Kontrollin e Sektorit Publik që do kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nënkomisioni që do jetë në varësi të Komisionit të Ekonomisë është një strukturë e re parlamentare që ka të bëjë me llogaridhënien e KLSH-së në Kuvend.
90 deputetë nga dy kampet votuan pro ndërsa kundër votuan demokratët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj, Bujar Leskaj dhe Tritan Shehu. Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili abstenoi, ndërsa 42 deputetë të tjerë nuk votuan.
Nënkomisioni në fjalë do drejtohet nga opozita.
Anëtarët e këtij nënkomisioni janë deputetja e PD-së Emilja Koliqi, zv.kryetare ajo e PS-së Antoneta Dhima ndërsa anëtare janë Enslemvera Zake dhe Pranvera Resulaj të PS-së.