Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë zjarri ndaj një personi, vihet në pranga autori


Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Edmir Demiraj, i cili akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Jetmir Moriqit.

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorin.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi.  

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit Jetmir Moriqi, 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: 

Edmir Demiraj, 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç. 

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.