Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i përgjigjet Dules: Himara s’do ketë kryetar bashkie dikë që troket në dyert e padronëve të fshehtë a të hapur


Ministrja Spiropali i është përgjigjur kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule pas akuzave të këtij të fundit në Kuvend se socialistët po bëjnë çmos të grabisin e minoritarëve grekë në Himarë dhe t’i ndalojnë ata të flasin greqisht.

Ajo tha se zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë nuk janë për t’i përçarë qytetarët atje po për t’i bashkuar.

Spiropali e quajti Fredi Belerin një kandidat me rekorde penale ndërsa akuzoi opozitën që e caktoi kandidat në zgjedhjet lokalet të 14 majit 2023.  

“Zgjedhjet për bashkinë e Himarës nuk janë referendum politik, por janë zgjedhje lokale për banorët atje drejt zgjidhjeve. Zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit. Kemi zgjedhur një kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do t’i japim Himarës zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë beteje elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nderë. Nga ata që vunë kandidat persona me rekorde aty, e deri tek ata që sot e mbajnë jashtë litarin e përçarjeve për bashkinë e Himarës. Himara do të ketë një kryetar bashkie që nuk troket në dyert të padronëve të fshehur apo të hapur, por troket vetëm tek qytetarët për tu kërkuar besimin dhe votën.” – tha Spiropali.