Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Kush kërkon t’i fusë duart në fyt opozitës, do të marrë përgjigjen e merituar


Në protestën e sotme para godinës së Bashkisë Tiranë, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka dërguar një mesazh të fortë për ata që tentojnë të frenojnë opozitën. Blushi kërcënoi se kushdo që përpiqet të ndalë aktivitetet e opozitës do të marrë përgjigjen e merituar.

Blushi ndau me protestuesit përvojën e tij të fundit në komisariat, ku ishte shoqëruar për pesë orë pas tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai tha se ndalimi i tij kishte për qëllim frikësimin e tij, por që sipas tij, nuk ka pasur sukses.

Ai shtoi se ka ardhur koha për një aksion politik që do të largojë mazhorancën nga pushteti, duke nënkuptuar se është e nevojshme të veprohet me vendosmëri ndaj të ashtuquajturëve “horra”.

“Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembin. E kanë marrë përgjigjen qe meritonin të gjithë narkopolicët.

E dini pse vijmë me kasketa tha njëri se kemi turp t’u dalim para fëmijëve e të shkojmë në shtëpi mos na pështyjnë prindërit.

Ja pse në 40 gradë detyrohen të vijnë me maska në fytyrë.
Kush kërkon t’i fusë duart në fyt opozitës do të marrë përgjigjen e merituar siç e mori në mbledhjen e fusnit të Këshillit.

Ka ardhur dita që me këta horra të sillemi ashtu siç e meritojnë.

Koha për aksion politik që do ta shuajë këtë farë të keqe, sepse këta nuk mund tua thyejnë krahët shqiponjave.
Jemi popull që kemi hedhur në det perandori”, u shpreh ai.