Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet vendimi i GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj 7 mjekëve dhe infermierëve të Onkologjikut


Zbardhet vendimi i GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj 7 mjekëve dhe infermierëve të spitalit Onkologjik.

Më 25 korrik 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit për të dyshuarit në hetimin për korrupsion dhe shpërdorim detyre:

1. Edmond Gashi: Arrest në shtëpi.

2. Emiljano Lela: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

3. Alketa Ymeri (Pere): Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

4. Brikena Qirjazi: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

5. Drilona Kishta: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

6. Halil Gashi: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

7. Florian Marku: Arrest në shtëpi.

Prokuroria e Posaçme dhe policia gjyqësore janë ngarkuar për ekzekutimin e këtyre masave. Vendimi mund të ankimohet brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për çështjen në fjalë, duke ia kaluar për hetim SPAK-ut.

VENDIMI I ZBARDHUR
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Caktimin e masës së sigurimit ndaj personave ndaj të cilëve zhvillohet hetimi:

Edmond Gashi dhe Emiljano Lela të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni

pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259-

25 të Kodit Penal; Alketa Ymeri (Pere), Brikena Qirjazi dhe Drilona Kishta të dyshuara për kryerjen e veprës penale

“Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Halil Gashi i dyshuar për kryerjen e veprës

penale“Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, si dhe Florian Marku i dyshuar për

kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i

mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me

trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 88, 228 e vijues, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me

vendimin Nr. 84, datë 24.07.2024, vendosi:

1.Caktimin ndaj shtetasit Edmond Gashi të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i

K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave

që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Edmond Gashi, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.

2.Caktimin ndaj shtetasit Emiljano Lela të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të

parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet

248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Emiljano Lela , të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo

muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

3.Caktimin ndaj shtetases Alketa Ymeri (Pere), të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë

gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i

detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Alketa Ymeri (Pere), të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të

çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

4.Caktimin ndaj shtetases Brikena Qirjazi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të

parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të

parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Brikena Qirjazi, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo

muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

5.Caktimin ndaj shtetases Drilona Kishta, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të

parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të

parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Drilona Kishta, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo

muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

6.Caktimin ndaj shtetasit Halil Gashi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të

parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave”, të

parashikuar nga neni 180/1 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Halil Gashi, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo

muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

7. Caktimin ndaj shtetasit Florian Marku, të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i

K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Florian Marku, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën .

8. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore.

9. Kundër këtij vendimi bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe

krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 25.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.