Vendosni fjalën kyçe....

Amendamenti i Bashës nuk kalon: Po çimentoni pushtetin e Ramës dhe kërcënoni Republikën


Lulzim Basha u braktis sot në Kuvend, teksa amendamenti i propozuar prej tij për ndryshimet në kodin zgjedhor u votua pro nga vetëm 4 deputetë, ndërsa 75 ishin kundër.

Gjatë fjalimit të tij, Basha theksoi se amendamenti i tij synon të mundësojë garimin me lista 100% të hapura, duke akuzuar shumicën parlamentare për përthithje të pushtetit dhe për mbështetje të oligarkëve.

Ai kritikoi ashpër votimin e amnistisë dhe lirimin e të korruptuarve, duke paralajmëruar deputetët se votimi për mbylljen e listave do të çimentonte pushtetin personal të kryeministrit Edi Rama.

Duke iu drejtuar deputetëve, Basha i paralajmëroi se do të bëheshin robër të interesave të kryeministrit dhe ish-kryeministrit dhe i sfidoi të dilnin përpara demokratëve me vendimet e tyre.

Ai shprehu besimin se populli do të qëndronte në këmbë dhe do të luftonte për të drejtat e tij, ndërsa deputetët do të mbeteshin pluhur.

‘Urimet më të mira për shëndetin tuaj dhe të familje.

Amendamenti që kam paraqitur ka të njëjtin qëllim. Me pak fjalë amendamenti mundëson që njerëzit të garojnë me lista 100% të hapura. Por është thjeshtuar goxha puna nga sjellja e sapo parë nga kartonat të këtë sallë.

Siç ju thashë, pazari është mbyllur me 12 shtator të 2021. Dhe ka përthithur brenda vetes, një nga në shumicën dërrmuese në këtë sallë. Edhe për kullat, edhe për oligarkët. Mëgjithatë nuk e bëj për motiv personal, nuk e bëj as për fatin tuaj personal.

Edhe pse për një pjesë prej jush do ja fusni vetes dhe do ta hani keq. Edhe pse shumë e keni meritue. Në lojë është doçka më e madhe.

Po çimentoni pushtetin personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës. Nuk keni mësuar asgjë. Ju kam paralajmëruar mos votoni amnistinë.

Mos i besoni sharlatanëve Uriah Hip. Shkuat dhe e votuat, liruat siç ju tha Dumani, 117 të korruptuar të Ramës. Mbajtët për turpin tuaj në ndjekje penale protuestuesit. Ca prej jush thanë se nuk e dinim, tani nuk ka më justifikim.

Nuk ka më nuk e dija. Ndaj ky është shansi i fundi të mos votoni këtë gërmadhë, qelb. Është me të vërtetë fundi i Republikës, fillimi i një nate të zezë. Kthehet në një zgjedhë në duar të kryeministrit dhe ish kryeministrit.

Dhe ju ktheheni në konkubina të tyre. Qënie të marra rob për shëbime. Me çfarë fytyre do i dilni para demokratëve kur ju thonit do e rrëzojmë Ramën.

Vetëm për të siguruara vendin tuaj. Ky popull ka parë shumë. Më i vuajturi i Europës. Është përplasur shumë. Dhe prapë është në këmbë.

Nuk jam duke iu lutur ju, nuk ju lus. Ju paralajmëroj, mos votoni për mbylljen e listave. Mos mendoni se do ti mbijetoni këtij teatri të shëmtuat. Dita do të vijë, populli do qëndrojnë në këmbë, ju do bëheni pluhur.’