Deputeti Lulzim Basha ka kritikuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që mbajnë të mbyllura listat e kandidatëve për deputetë, duke i quajtur ato një shenjë e frikës së Kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bashës, kjo masë favorizon vetëm individë të bindur ndaj liderëve partiakë dhe ndihmon Ramën në përballjen me çështje të hapura ligjore.
Ai ka akuzuar Ramën dhe Sali Berishën se po krijojnë një sistem të njerëzve të bindur për të siguruar pushtetin e tyre dhe për të mbrojtur interesat personale, duke goditur SPAK-un dhe drejtësinë.
“Në listën e parë, atë që është totalisht e kyçur, janë ato që do të hyjnë kamikazët e kryetarëve. Kjo që po ndodh është frika e Kryeministrit, i cili ka disa çështje të hapura. Edi Ramës i duhen kamikazët, si puna e Saje Qorrit, si Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj.
Pala tjetër i është nënshtruar një njeriu, që për tekat dhe hallet e tij personale, i bëri halle të PD-së dhe gjithë Shqipërisë.
Për tekat e tij, ia dorëzoi mbi 90 % të Bashkive, Edi Ramës. Pazar dhe vetëm pazar. Liruan 117 të korruptuar të Edi Ramës, të dënuar nga SPAK, dhe sot pazari për këtë sezon mbyllet për listat e mbyllura.
Sali Berisha dhe Edi Rama për shkak të frikës po krijojnë skalionet e njerëzve të bindur. Pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Edi Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes me çdo mjet dhe me çdo kusht, të goditjes së SPAK.
Në fundin e kësaj legjislature parlamentare do të goditet SPAK, sepse kështu do të vijojë pazari”, tha Basha.