Vendosni fjalën kyçe....

Beleri në Administrative, kërkon anullimin e dekretit të Begaj për zgjedhjet në Himarë


Në Gjykatën Administrative vijon seanca ku Fredi Beleri kërkon pavlefshmëri të dekretit të Presidentit të Republikës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës në 4 gusht.

Përmes avokatëve, Beleri pretendon se në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore.

Beleri iu drejtua Gjykatës Administrative menjëherë pasi Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, vetëm pak orë pasi KQZ shpalli vakancën dhe Kryeministria i kërkoi Kreut të Shtetit të caktonte datën se ku do të zhvillohej procesi

Pala paditëse Avokatja Klodiana Gjyzari: Dekreti 244 ka të bëjë me zhvillimin e zgjedhjeve në 4 gusht në Himare. Nuk është bërë ende i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit, pasi nuk i ka kaluar të gjitha hallkave të gjyqësore. Ne pretendojme se Fredi Beleri ka mandat të vlefshëm pasi ai ka të drejtën e ankimit brenda afatit 30 ditorë në KAS. Beleri ka afat deri në 5 gusht afat për të bërë ankim. Për aq kohë sa është ky afat Beleri mund të bëj ankim në ccdo moment, pra ne kërkojmë të vendoset sigurimi i padisë pasi nuk janë ezauruar të gjitha hallkat, për ccështjen e zgjedhjeve.

Nuk është zbatuar neni 10 i Kodit Zgjedhor pasi nuk janë kushtet dhe kriteret ligjore që Presidenti të shpallë zgjedhjet. Presidenti nuk është vënë në lëvizje nga një shkresë e Këshillit të Ministrave, por nga Sekretari i Këshillit të Ministrave, ky i fundit s’ka kopetencë për të komunikuar me Presidentin e Republikës, por me Presidentin për kërkesa të tilla duhet të komunikojë kryetari i Këshillit të Ministrave. Institucioni i Presidentit është pozicion neutral dhe duhet të jetë mbi palet, presidenca nuk duhet ta kishte pranuar shkresë pa firmën e kryetarit të Këshillit të Ministrave.

Kryetari i bashkisë shkarkohet me kushte specifike pasi ai është i zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga populli, zgjedhet duhet të kryen në bazë të ligjit. Këto zgjedhje rrjedhin nga një akt i paligjshëm, ne kërkojmë shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës.

 

Presidenca: Pasi jemi njohur me kërkesa padinë, kemi konstatuar se padia ka të meta në përmbajten e saj, e ka cilësuar anti kushtetuese dekretin numër 244, por si bazë ligjore ka referuar ligjin për ccështjet administrative, është njeë objekt padie i paformuar qartë nga ana e paditësit. Nuk mund të kërkohet shfyqizimi i aktit ose pavlefshmëri akti, nuk mund të kërkohet anti-kushtetueshmëri e dekretit pasi nuk është kjo gjykatë kopetente.

Ky dekret nuk ështeë akt administrativ. Dekreti për zgjedhjet është aktadministrativ kolektiv, që ju drejtohet të gjitha partive dhe personave, personi i tretë nuk mund të jetë KQZ por partitë politike ose kandidatët, ose partitë që kanë përfaqësuesit e tyre të perhershëm në KQZ.

Beleri nuk mund të jetë kandidat në këto zgjedhje për shkak të ligjit për dekriminalizimit. Beleri ka të drejtën për të shkuar në KAS, paditësi legjitimohet pasi të ketë ezuaruar të gjitha shkallët e tjera të ankimit. Mandati është i kryetarit të bashkisë dhe jo i subjektit politik, pra partia PBDNJ nuk ka interes të ligjshëm për mandatin e kryetarit të bashkisë Himarë.