Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Me formulën e re janë 40 mandate në lojë. Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha


Në zgjedhjet e 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen hersin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara.  

Këtë e ka bërë me dije sot në seancë e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, deputeti i PS Damian Gjiknuri.

“Komponenti i dytë ka të bëjë me listat dhe shpërndarjen e mandateve nga subjektet zgjedhore, kjo ndërhyrje u diktua nga shfuqëzimi i herësit nga gjykata. Në 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen hersin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në lojë të hapuara”, tha ai.

Teksa foli për Kodin Zgjedhor, ai u shpreh se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë.

Gjiknuri bëri thirrje për mbështetje të KQZ në këtë proces të rëndësishëm.

“Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”, tha ai.

Gjiknuri tha se ata që hedhin akuza se ka një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali Berisha, sipas tij gabojnë rëndë.

“Ata që thonë është pazar Rama- Berisha gabohen rëndë. U munduam dy vite që të bëjmë një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishitë pjesë dhe nuk sollët asgjë konkrete”, tha ai.