Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla jep dorëheqjen


Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka njoftuar dorëheqjen e saj pas tre vitesh në detyrë për shkak të një situate personale shëndetësore.

Ajo theksoi se largimi është i padëshiruar por i nevojshëm dhe falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe respektin gjatë mandatit të saj.

“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën.

Jam përpjekur të jap më të mirën cdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.

Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjihëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm, tha Nikolla.