Kreu republikan Fatmir Mediu, në nisje të seancës parlamentare, i konsideroi ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazare për interesa të ngushta, dhe nuk i shërbejnë aspak një procesi të lirë zgjedhor, ku qytetarët të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre me votë, në mënyrë të lirë dhe demokratike.
Mediu tha se do të ishte krejt absurde që të bëjmë ndryshime për zgjedhjet, për lirinë e votës, pa zhvilluar më parë një debat esencial.
Në këtë kuadër, Mediu tha se këto janë pazare që nuk ndryshojnë aspak rrjedhën e zgjedhjeve të 2025.
“Unë mendoj se është në interesin e këtij Kuvendi që të mos nxitohemi, ky Kuvend të mos punësojë për ata që janë punësuar si deputet, por ti shërbejë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Mediu.