Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Nuk quhet demokraci një vend ku qeveria i ka thuajse të gjithë ministrat në SPAK


Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kritikoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që mbajnë të mbyllura listat e kandidatëve, duke i konsideruar ato kundër vullnetit të qytetarëve dhe hipokrite.

Ai theksoi se korrupsioni, kapja e ekonomisë dhe përdorimi i pushtetit janë problemet kryesore të demokracisë shqiptare. 

“Sot ky parlament do të votojë për lista të mbyllura. Qytetarët vërtet votojnë për partitë politike, por duan të votojnë edhe për kandidatët për deputet. Nuk mund të quhet demokraci një vend ky qeveria më e korruptuar konsolidon pushtetin e saj. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku një qeveri që i ka pothuajse të gjithë ministrat në SPAK, sërisht konsolidon pushtetin.

Kjo është arma më e rëndësishme që ka kjo mazhorancë, paraja dhe përdorimi i pushtetit. Korrupsioni, kapja e ekonomisë dhe paratë e vjedhura janë problemet e demokracisë shqiptare.

Me paratë e korrupsionit blihen mediat, bëhen fushata kundër kundërshtarëve politikë, me paratë e vjedhura dhe kapjen totale të ekonomisë, mund të fitojë kushdo. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të pakorruptuar, qytetarët nuk votojnë për Gjiknurin për të, por e votojnë atë se ka paratë dhe pushtetin”, tha Shehaj.