Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e ‘Sterilizimit’, shkak mungesa e një avokati


Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, për shkak të mungesës së një avokati.

Për herë të parë në sallë, ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.

Ish ministri kërkoi të bënte nje deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim per shkak te mungeses se mbrojtjes per nje nga te pandehurit.

Mungesa e pajustifikuar e nje mbrojtesi , u be shkak i pezullimit te afteve te paraburgimit per te gjithe te pandehurit.

Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për ccështjen “Sterizilimi”.