Vendosni fjalën kyçe....

Vivian Musk reagon ndaj babait: Si mund të mashtrosh para miliona njerëzve


Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian.

Në një intervistë ekskluzive për NBC News, Vivian iu përgjigj komenteve që Musk bëri të hënën për të dhe identitetin e saj transgjinor.

Në mediat sociale dhe në një intervistë të postuar në internet, Musk tha se ajo “nuk ishte vajzë” dhe figurativisht ishte “e vdekur”, dhe ai pretendoi se ai ishte “mashtruar” për të autorizuar trajtim mjekësor të lidhur me të kur ajo ishte 16 vjeç. 

Sipas saj, Musk gënjeu në intervistën e dhënë ku e cilësoi “të vdekur”.

“Ai mendoi se nuk do të thosha asgjë dhe do ta lija pa përgjigje. Por unë nuk do ta lë. Nëse do të gënjesh për mua, në mënyrë kaq flagrante dhe para miliona njerëzve, nuk mund të të lë. Të më quash të vdekur në një podcast ndërkohë që në thelb po pranon se nuk ke kuptim leximi duke thënë se je ‘mashtruar’ për të nënshkruar dokumentet që i lexon disa herë”.

Vivian e akuzoi babanë e saj se nuk ka qenë i pranishëm në familje dhe për rrjedhojë, ajo nuk e ka njohur, shkruan NBC NEWS. 

“Unë u ngacmova pa pushim për shkak të feminilitetit dhe homoseksualitetit tim. Por sigurisht, ai nuk mund ta thotë këtë, kështu që ai më kthen në një stereotip, i cili tregon shumë pak për mënyrën sesi ai i shikon njerëzit queer dhe fëmijët në përgjithësi. Unë jam e njohur ligjërisht si një grua në shtetin e Kalifornisë dhe nuk më interesojnë mendimet e atyre që janë poshtë meje”.

Ajo tha se ai rrallë ishte i pranishëm në jetën e saj, duke e lënë atë dhe vëllezërit e motrat e saj në kujdesin e nënës së tyre ose të dados, edhe pse Musk kishte kujdestarinë e përbashkët. Sipas saj, Musk e qortonte atë kur ishte i pranishëm dhe zemerohej shume shpejt.

“Isha në klasën e katërt. Ne shkuam në nje udhëtim që nuk e dija se ishte në fakt vetëm një reklamë për një nga makinat, nuk e mbaj mend cilën dhe ai vazhdimisht më bërtiste me egërsi sepse zëri im ishte shumë i lartë, “tha ajo. “Ishte mizore.”