Vendosni fjalën kyçe....

30 të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza, thotë autoriteti shëndetësor palestinez


Të paktën 30 palestinezë u vranë në një sulm izraelit në një shkollë që kishte strehuar personat e zhvendosur në Gaza të shtunën, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte goditur një komandë të Hamasit në kompleksin shkollor.

Pesëmbëdhjetë fëmijë dhe tetë gra ishin në mesin e të vrarëve në sulmin ndaj shkollës në qytetin qendror të Deir Al-Balah, tha zyra e mediave qeveritare e Hamasit. Zyra e mediave dhe Ministria e Shëndetësisë së Gazës thanë se më shumë se 100 persona u plagosën.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte shënjestruar një “qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit brenda kompleksit të shkollës Khadija në Gazën qendrore”.

Deklarata thoshte se shkolla po përdorej për të nisur sulme kundër trupave izralite dhe si një depo armësh dhe se ajo i kishte paralajmëruar civilët përpara sulmit.

Në sulmet e mëparshme të tilla që kanë goditur infrastrukturën civile, ushtria izraelite ka fajësuar grupin militant islamik Hamas për vënien në rrezik të civilëve, duke e akuzuar atë se vepron brenda lagjeve me popullsi të dendur, shkollave dhe spitaleve si mbulesë. Hamasi e ka mohuar këtë gjë.