24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në gjithë territorin e vendit, nga të cilat 19 janë izoluar.
Vijon të jetë aktive vatra në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë si dhe ato në fshatin Malecaj të Lezhës dhe ajo në fshatin Kameras të Durrësit.
“Është aktive vatra e zjarrit në fshatin Kameras, Bashkia Durrës për të cilin janë angazhuar ditën e djeshme kapacitetet e qarkut Durrës dhe Tiranë duke bërë të mundur shmangien e rrezikut për kalimin e zjarrit në sipërfaqe me pyll dhe ullinj shekullore. Sot janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe forca vullnetare. Zjarri në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë për të cilin ditën e djeshme kanë punuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore të mbështetura nga një Helikopter I KFOR. Vijojnë edhe ditën e sotme operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.