Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama e Berisha janë bashkë, përballja finale me ta është afër


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama e kreun e PD-së Berisha se me marrëveshjen për Kodin Elektoral janë bashkuar në një parti të vetme dhe kanë bërë një pazar të turpshëm e që nuk mund të falet.

Ai shkruan se përballja finale është afër dhe se ekipi i juristëve të Demokratëve Euroatlantikë do e çojë në Gykatën Kushtetuese ligjin për Kodin Zgjedhor.

“Dje 2 palët u bashkuan në një parti e ju thanë jemi mirë me Ramën sepse dje nuk votuan për ju por për veten. Një Pazar i turpshëm që nuk harrohet e falet. Kurrë nuk ka qenë e qartë ndarja mes qytetarëve dhe kastës së vjetër të mbyllur. Përballja finale tashmë është afër. Rama e Berisha e hodhën hapin e tyre e u rreshtuan dorë për dore në një front. Pazari u gatua skutave të Kuvendit e u votua natën vonë. Nga sot e keni ju në dorë. Mund t’i ndëshkoni me votë, mund të organizoheni për të marrë pas me votë atë që ju takon. Ne do qëndrojmë përballë tyre, në opozitë me Ramën dhe atë pjesë të opozitës që e ka aneksuan. Nuk u bënë bashkë vetëm dje apo me dhënien e vulës së ortakut të tij të katoit të 8, u bënë bashkë që kur mbrojta PD nga halli personal i Berishës, sepse Rama e di se pa Berishën i ka orën e numëruara në pushtet. Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë  e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.