Vendosni fjalën kyçe....

“Dilni thyeni, rrihni policët, vrisni patronazhistët…” – Procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj


Avokati i kreut të PD-së Sali Berisha është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas një postimi në Facebook. Sipas policisë, avokati Genc Gjokutaj ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme.

Avokati Gjokutaj në një postim në faqen e tij në Facebook u bënte thirrje qytetarëve që të dilnin nga shtëpitë, të thyenin sportelet në rrugët me pagesë, të rrihnin çdo polic që mbronte hajdutët dhe të vrisnin çdo patronazhist që u vidhte të ardhmen e familjen.

Njoftimi

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. Materialet i kaluan Prokurorisë.”