Dritan Dajti ka dalë përkohësisht nga qelia për të marrë pjesë në varrimin e së ëmës e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
I shoqëruar nga forca të shumta policia dhe RENEA ai ka ardhur nga burgu i Peqinit në varrezat e Tufinës ku është kryer ceremonia mortore e në përfundim të saj ëshë rikthyer në burg.
Dritan Dajti është dënuar me burg përjetë lidhur me vrasjen e katër efektivëve të policisë gjatë një operacioni për kapjen e tij në Durrës më 7 gusht 2009. Gjatë operacionit u vranë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari. Nga shkëmbimi i zjarrit humbi jetën kunati i Dajtit, Ledion Mara ndërsa vetë Dajti mbeti i plagosur.
Dajti ka kërkuar lirimin e tij pasi e cilëson si të paligjshëm dënimin me burgim të përjetshëm.
Edhe pse Apeli e dënoi me 25 vite burg, Gjykata e Lartë e hodhi poshtë këtë vendim duke e lënë në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor 2024.
*Foto marrë nga Shqiptarja