Vendosni fjalën kyçe....

I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë për vrasjen e bashkëshortes, lirohet avokati Alban Bengasi


Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga burgu avokatin Alban Bengasi i cili dyshohej se kishte paguar për ekzekutimin e bashkëshortes së tij.

Emri i tij doli në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Sipas këtij të fundit Bengasi i kishte ofruar 120 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes.

Ai u dënua 1 vit e 4 muaj burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Njoftimi

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më 27.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 25.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.B., me objekt: Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe vendosi:

◦ Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit Z. A.B. me Vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 103, datë 08.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

◦ Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit Z. A.B. nga ambjentet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

◦ Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit.”