Vendosni fjalën kyçe....

Meta nis fushatën nga Kamza: Shtrëngim duarsh me qytetarët e Tiranës ku do kandidojë si deputet


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme fushatën nga Kamza, aty ku do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku ka ndarë edhe momente nga takimet më qytetarët e Kamzës, Meta u shpreh se gjatë takimit ka shpalosur 5 prioritetet që ka partia e tij.   

“100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota). Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për përmbysjen e madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Meta.