Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarë dilni, vrisni çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen, rrihni çdo polic” – Thirrja e avokatit të Berishës


Avokati i kreut të PD-së Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve që të dalin nga shtëpitë, të thyejnë çdo sportel, të rrahin çdo polic që mbrpn hajdutët dhe të vrasin çdo patronazhist që vjedh të ardhmen dhe familjen.

Në postimin në rrjetet sociale Gjokutaj shkruan se diktatirat nuk mund të rrëzohen me kode zgjedhore a amendime ligjesh.

Thirrja e Gjokutajt vjen dy ditë pasi deputetët e Ramës dhe të Berishës bashkuan votat për të miratuar Kodin Elektoral që parashikon mbylljen e listës së deputetëve në 1/3-at e saj.

“Te dashur Shqiptare!

Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje! – shkruan Gjokutaj.