Vendosni fjalën kyçe....

Spektakël në Senë, pamjet fantastike nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit


Presidenti francez Emmanuel Macron shpalli Lojërat Olimpike të hapura të premten pas një ceremonie mes shiut në të cilën atletët brohoriteshin nga turmat e mbledhura përgjatë Senës, kërcimtarë u ngjitën në çatitë e Parisit dhe Lady Gaga këndoi një kabare me këngë franceze.

Tre herë medalistët e artë olimpikë të Francës, Marie-Jose Perec dhe Teddy Riner ndezën më pas flakën olimpike, përpara se kanadezja Celine Dion të këndonte “Hymn to Love” të Edith Piaf, në paraqitjen e saj të parë publike në vite, mes brohorimave të mëdha nga turma.

“Ne jemi shumë krenarë për këtë shfaqje, jam shumë krenar që sporti dhe kultura u festuan në një mënyrë kaq fantastike sonte, ishte e para dhe rezultati ishte fantastik pavarësisht shiut,” u tha gazetarëve presidenti organizator i Paris 2024, Tony Estanguet.

Më shumë se 10,500 atletë do të garojnë në Lojërat Olimpike, 100 vjet që nga koha kur Parisi organizoi për herë të fundit Lojërat. Gara filloi të mërkurën dhe e para nga 329 medaljet e arta do të jepet të shtunën.

Olimpiada e Parisit do zgjasë nga 27 korriku deri më 11 gusht.