Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari meksikan: Mayo Zambada ka marrëveshje me shërbimet amerikane


Majtas avioni me të cilin mbërriti në SHBA ‘El Mayo’, djathtas ‘El Mayo’

Shumë persona kanë pohuar se Zambada e dinte se dhuna nuk ishte e mirë për biznesin, ndaj qëndroi larg saj. Por nipi i tij ka një qëllim tjetër

Nga Luis Chaparro

Djemtë me këmisha të modës dhe këpucë të shtrenjta u ulën përballë tyre: në anën tjetër të dhomës – në një vend ende të panjohur në Sonora – ishte themeluesi mitik i Kartelit Sinaloa Ismael ‘El Mayo’ Zambada, dy nga djemtë e Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán: Joaquín Guzmán López dhe Alfredo Guzmán, dhe disa burra të tjerë që u përkasin krahëve të fraksioneve të mbetura të Kartelit Sinaloa.

Oferta ishte e thjeshtë: dëshironi të shijoni atë që ju ka mbetur nga paratë tuaja dhe ndoshta të keni një mundësi për të jetuar tëlirë në SHBA? Ose, qëndroni këtu, ku gjërat do bëhen më të vështira, dhe ndoshta do vriteni ose do arrestoheni…

Vetëm dy prej tyre ranë dakord. Pjesa tjetër u kthye nën hijen e Sinaloas për të mos thënë asnjë fjalë për atë takim. E ardhmja e Alfredos, Ivanit dhe ‘Mayo Flaco’-s, djemve të dy themeluesve të kartelit Sinaloa është të vriten ose të burgosen.

Avioni “King Air” në ngjyrë të bardhë dhe me bisht të zi e të kuq fluturoi nëpër shkretëtirën e thatë dhe të zbrazët deri në një qytet të vogël periferik në New Mexico: Santa Teresa, në Dona Ana County, pikërisht pranë El Pasos, Teksas.

Ora shënon pak minuta pas orës 14:00. Përpara se një agjent i DEA-s dhe një agjent i FBI-së të hapnin derën e avionit dhe të ulnin shkalln, El Mayo kishte një kërkesë të fundit: ai nuk donte të dukej i dobët.

Ai u kërkoi të gjithëve atje të mos thoshin se u dorëzua, por përkundrazi se ai ose ishte kapur a rrëmbyer ose se ishte mashtruar. Agjentët ranë dakord dhe e ndihmuan atë dhe Joaquín Guzman-in.

Përpara se të zbarkonin, një nga agjentët në bord i tha Zambada-s se ai do dërgohej ose në Nju Jork ose Uashington D.C., kurse Joaquín do shkonte në Çikago.

Agjenti më pas nënshkroi një dokument sipas “Rregullit 5”, që është një procedurë ligjore për të lëvizur një kriminel nën paraburgim nga një shtet në tjetrin. Agjentët, Zambada dhe Joaquín e dinin që më parë se po fshiheshin në SHBA dhe saktësisht vendin ku do përballeshin me drejtësinë. Asnjë truk.

Zambada, i veshur me një këmishë me kuadrate, zbriti i pari. Pastaj Joaquín. Askush nuk tha asnjë fjalë. Ata u dërguan në dhoma të ndryshme për t’u përpunuar ndërsa avioni qëndronte në pistë.

Agjentët kontrolluan avionin tërësisht. Kontrolli biometric i Zambada-s konfirmoi identitetin e tij, po ashtu edhe atë të Joaquin. Rreth orës 20:00 të së njëjtës ditë ata të dy po dërgoheshin me avion për në destinacionet e tyre të reja ku do përballen me drejtësinë.

Avioni me të cilën mbërritën në SHBA ‘El Mayo’ Zambada dhe djalii El Chapo-s

Marrëveshja

“Gjyshi im ishte shumë i sëmurë, siç e dinit. Dhe jeta e tij po merrte fund. Gjithçka që ai dëshironte ishte të kishte mundësinë të shihte djalin e tij më të madh V (Vicentillo Zambada, djali më i madh i madhi i ‘El Mayos’) dhe MG (Mayo Gordo, djali tjetër i Zambadas) të paktën edhe një herë,” më thotë një nga nipërit e Zambadas në një mesazh privat.

Unë dhe ai kemi kohë që flasim. Ai është djali i Ismael Zambada Sicairos, ‘El Mayo Flaco’, i cili tani është kreu i kartelit Sinaloa nën fraksionin e Zambadas. Ai më tregoi paraprakisht për një takim ku gjyshi i tij, ‘El Mayo’ po përpiqej të bindte ‘Los Chapitos’ që t’u dorëzoheshin autoriteteve amerikane.

“Sigurisht që ata nuk dëgjuan. Ata nuk dëgjojnë më askënd, aq më pak gjyshin tim. Ai ka qenë gjithmonë i mirë me ta, i ka mbështetur, është kujdesur për ta…kështu që ai ndoshta e di se çfarë është më e mira”, më tha ai disa javë pas arrestimit të Ovidio Guzman, djalit të ‘El Chapos’.

Burri, qartësisht i dehur, nuk hyn në hollësi se kush e bëri marrëveshjen për t’u dorëzuar te autoritetet amerikane. Por e bën të qartë se nuk ishte një kapje, e lëre më një futje në kurth nga Joaquín Guzmán, siç thotë versioni zyrtar.

Edhe pse shumica e konfirmimit tim në lidhje me hollësitë dhe pamjet në kapjen e ‘El Mayos’ erdhi nga burime amerikane, mund të them kur diçka nuk bind.

Para së gjithash, ekziston një dokument – sipas “Rregullit 5” – që tregon se agjentët në bordin e atij aeroplani kishin nënshkruar tashmë dhe kishin vendosur që Zambada dhe Guzmán nuk do qëndronin në Nju Meksiko dhe më duhej të transferohesha menjëherë në shtetet ku ata janë paditur.

Gjithashtu fakti që avioni ishte me origjinë nga Dona Ana dhe jo një avion privat meksikan. Avioni u përdor ekskluzivisht pasi marrëveshja u vulos.

Një burim tjetër brenda qeverisë amerikane konfirmoi se kishte një marrëveshje të tipit: “Kjo është mundësia juaj e fundit për të bashkëpunuar, për të marrë përfitime, për t’u liruar së shpejti ose për t’u kapur dhe dënuar pas hekurave për pjesën tjetër të jetës tuaj,” tha agjenti.

“Më i zgjuari pranoi marrëveshjen, më budallai vendosi të qëndronte dhe të luftonte.”

Nipi i Zambadas thotë se marrëveshja ishte kryesisht për të pasur një mundësi për të parë përsëri djemtë e tij dhe vëllain e tij Reynaldo ‘El Rey’ Zambada. Sa për Joaquín, ai beson se e bëri këtë sepse nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Aautoritetet amerikane e kishin në shënjestër, ia kishin ngushtuar lakun, ishin shumë afër kapjes së tij. Ai bëri atë që mendonte se ishte më e mira”, tha ai.

Mjaft e çuditshme, Byroja Federale e Burgjeve të SHBA-së përditësoi lirimin e Ovidio Guzmán dy ditë përpara kapjes së dyshes Zambada-Guzmán: Ovidio Guzmán dyshohet se u lirua më 23 korrik. Asnjë informacion tjetër nuk ishte i disponueshëm menjëherë.

Një burim në një agjenci federale të SHBA tha se ai mund të jetë ende nën paraburgim, pasi aktualisht po përballet me akuza që nuk janë hedhur poshtë, por nuk mund të hidhte poshtë mundësinë e një marrëveshjeje midis agjencive për të kapur ‘El Mayo’.

Sipas kalendarit ligjor, Ovidio është ende në pritje për t’u paraqitur në një seancë dëgjimore personalisht më 30 shtator të këtij viti.

El Mayo, foto e para shumë viteve

Ç’pritet më tej?

Pas 55 vitesh në krye të lojës kriminale, ‘El Mayo’ Zambada më në fund është jashtë saj. Ai arriti të themelojë, të rritet dhe të mbajë një nga organizatat më të mëdha kriminale në botë. Por si saktësisht?

Zambada njihej si “negociatori”. Ndërmjetësi mes lloj-lloj idiotësive, zënkave, marrëveshjeve tregtare dhe mosmarrëveshjeve mes narkove, zyrtarëve, politikanëve dhe familjeve. Thuhet se ai është me karakter të fortë, por asnjëherë nuk zgjodhi dhunën si opsion të parë.

Shumë kanë thënë se Zambada e dinte se dhuna nuk ishte e mirë për biznesin, ndaj qëndroi larg saj. Por nipi i tij ka një qëllim tjetër.

“Ai e dinte se nëse do ishte i dobishëm për qeverinë, ata do  e linin të punonte…ai do kishte përfitime,” tha ai.

Një oficer i inteligjencës meksikane me të cilin fola për këtë histori tha gjithashtu se ‘El Mayo’ i shërbeu një qëllimi të fuqishëm në Meksikë.

“Ne mund t’i kërkonim atij të mbajë rajone të caktuara në paqe, të dorëzojë këtë apo atë person, të bëjë marrëveshje midis fraksioneve luftarake për të shmangur më shumë dhunë ose të na lejojë të hyjmë në disa nga territoret më të paarritshme në Meksikë…dhe ai do ta bënte.” tha oficeri.

‘El Mayo’ arriti të qëndrojë në krye për shumë vite duke qenë i dobishëm, i domosdoshëm, i rrallë, për autoritetet meksikane.

Pra, në fund mbetet pyetja: kush humbi më shumë këtu? ‘El Mayo’, të cilit nuk i kishte mbetur shumë për të jetuar? Apo qeveria meksikane, e cila sapo humbi aleatin e saj më të madh ndaj asaj që do bëhet një nga territoret më të dhunshme në Meksikë.

Transkriptin e seancës gjyqësore ndaj El Mayo-s në gjykatën amerikane e lexoni këtu: Transkripti El Mayo

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Atsaga

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani