Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, teksa raportohet se një prej tyre ka përfunduar në spital me plagë thike.
Një 15-vjeçar nga Pogradeci është paraqitur në urgjencën e spitalit për ndihmë mjekësore pas një konflikti të çastit, gjatë të cilit është dëmtuar lehtë me një mjet prerës (thikë) nga një 13-vjeçar.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 15-vjeçari është larguar nga spitali dhe ka shkuar në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13-vjeçarin, i cili do të shoqërohet në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.
15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.