Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi për grupin e PD: Begaj dekretoi me urgjencë ministrat e rinj, nesër seancë të jashtëzakonshme parlamentare


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar  per seancën e jashtëzakonshme qe do të mbahet ditën e nesërme në Parlament pas ndryshimeve në qeveri ditën e sotme nga kryeministri Rama,   .

Teksa e cilësoi kreun e shtetit si një “rojë i godinës së Presidencës”, ai shtoi se Begaj ka dekretuar ministrat e rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

“Kolegë,

Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email”, shprehet Bardhi në mesazhin e tij.