Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ndryshimet e Ramës janë për të ruajtur pushtetin


Lulzim Basha reagoi për ndryshimet që kryeministri i vendit bëri ditën e sotme në qeveri, duke shkruar në Facebook se i shikon ndryshimet e sotme si zhvillim pas pazarit me Berishën për kodin e ri zgjedhor.

Basha shton se Rama tashmë do e mbush parlamentin me anonimë, në mënyrë që karrigia dhe pushteti i tij të mos kërçënohen.

‘Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin.

Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe për tu mbrojtur nga drejtësia.

Gjithçka për karriken dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’, shkruan Basha në Facebook.