Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga skafi në Velipojë, mbetet e lënduar e mitura, ndalohet drejtuesi i mjetit


Një vajzë e mitur ka mbetur e dëmtuar ditën e sotme në plazhin e Velipojës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skafi gjatë lundrimit me familjen. Raportohet se 8-vjeçarja ka pësuar dëmtime të lehta në këmbë dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me incidentin, drejtuesi i skafit, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme. Po ashtu, mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare të Shkodrës (DVKM).

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion paraprak

Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.