Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë janë tre ministrat e rinj të qeverisë Rama


Kryeministri Rama ka bërë katër ndryshime në qeveri në fund të fjalës së tij me tre prej tyre që janë fytyra të reja.

Pas emërimit të Elisa Spiropalit si pasuesen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, vendin e saj si ministre Shteti për Parlamentin e merr Taulant Balla.

Taulant Balla largohet si ministër i Brendshëm pas disa vitesh në detyrë ndërsa Ervin Hoxha është emëruar në vend të tij në krye të ministris.

Niko Peleshi është larguar si ministër i Mbrojtjes duka ia lënë vendin Pirro Dhëmbit. Peleshi ka marrë drejtimin e grupit parlamentar të PS-së.

Ervin Mete është larguar si ministër Financash duke u zëvendësuar nga Petrit Malaj.

Ndryshimet

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm

Ervin Hoxha më herët ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në administratë si kryeinspektor i IKMT-së, drejtor i Shërbimit të Proës, zv.drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe përgjegjësit të sektorit të Analizës Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Hoxha ka studiuar në Akademinë e Lartë të Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 ai ka kryer ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës ndërsa ka edhe një master në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane, ku ka titullin M.A në Administrim Publik dheMenaxhim Policor.

Gjatë karrierës ai ka mbajtura detyra të ndryshme si drejtor i MarrëdhënieveNdërkombëtare, shef i Njësisë Kombëtare Europol, shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, drejtor i Policisë Rrugore, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore e drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Petrit Malaj, ministër i Financave

Ministri i ri i Financave ka mbajtur së fundmi postin e drejtorit të Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).

Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA.

Ai është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Malaj ka përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

 Pirro Vëngu, ministër i Mbrojtjes

Para emërimit si ministër i Mbrojtje, Vëngu ka qenë drejtor i Portit të Durrësit. Më herët ai ka qenë drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Vëngu ka mbajtur më herët postin e shefit të kabinetit në Ministrinë e Jashtme në kohën kur ministër ishte Ditmir Bushati.

 Ndryshimet në qeveri e Kuvend

Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit, pason Lindita Nikollën

Bledi Çuçi nënkrytetar i Kuvendit

Taulant Balla, ministër Shteti për Parlamentin, pason Elisa Spiropalin

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm

Petrit Malaj, ministër i Financave, pason Ervin Meten

Pirro Dhëmbi, ministër i Mbrojtjes, pason Niko Peleshin